Arabia Saudite hap dyqanin e parë për shitje të pijeve alkoolike, do të shërbejë vetëm për jomuslimanët


Arabia Saudite po përgatitet të hapë dyqanin e saj të parë të pijeve alkoolike në kryeqytetin Riad, i cili do t’u shërbejë ekskluzivisht diplomatëve jomuslimanë.

Në dokumentin, të cilin burimi ia ka dhënë Reuters, thuhet se përdoruesit do të duhet të regjistrohen përmes një aplikacioni celular, të presin miratimin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore kur bëhet fjalë për sasinë e lejuar të alkoolit.

Dyqani i ri do të vendoset në Lagjen Diplomatik të Riadit, një lagje që strehon ambasada dhe diplomatë dhe është “rreptësisht e kufizuar” për jomuslimanët.

Është e paqartë nëse jomuslimanët e tjerë që nuk janë diplomatë do të kenë akses në alkool, megjithëse shumica e emigrantëve që jetojnë në mbretëri janë nga vende të tjera me shumicë myslimane, sipas Reuters.

Agjencia shtetërore saudite Arab News raportoi këtë javë se qeveria kishte vendosur kufizime të reja në importin e alkoolit në dërgesat diplomatike, gjë që mund të rrisë nevojën për një dyqan të ri.

Arabia Saudite ka ligje të rrepta kundër konsumimit të alkoolit dhe njerëzit që e përdorin atë mund të dënohen me qindra kamxhik, dëbim, gjobë ose burgim.

Baby Boo