Arabia Saudite ekzekutoi numër rekord njerëzish më 2019


Arabia Saudite ka ekzekutuar 184 persona në vitin 2019 – që është shifër rekord për këtë vend – pavarësisht rënies së numrit të ekzekutimeve në gjithë botën, bëri të ditur organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, shkruan REL.

Në raportin e publikuar të martën thuhet se ekzekutimet në Irak janë dyfishuar vitin e kaluar në njëqind, ndërsa Irani mbetet ekzekutuesi i dytë më i madh pas Kinës, me 251 raste.

Megjithatë, ekzekutimet e konfirmuara globale kanë rënë për të katërtin vit radhazi, përkatësisht në 657 ose 5 për qind më pak se në vitin 2018.

Kjo është shifra më e ulët e regjistruar gjatë dekadës së kaluar, tha Amnesty International.

Raporti nuk e përfshin Kinën, ku numri i ekzekutimeve – që besohet të jetë mijëra – është sekret shtetëror.

Raporti po ashtu thekson se edhe vendet e tjera, si Irani, Koreja e Veriut dhe Vietnami, fshehin numrin e saktë të ekzekutimeve, duke kufizuar qasjen në informacion.

“Dënimi me vdekje është një ndëshkim i neveritshëm dhe çnjerëzor dhe nuk ka asnjë provë të besueshme se e ndalon krimin më shumë sesa burgimi”, tha Clare Algar, drejtore e hulumtimeve pranë organizatës Amnesty International.

Baby Boo