Arabia Saudite bie dakord që të rrisë prodhimin e naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Mbreti saudit Salman, i ka thënë atij se Rijadi ka rënë dakord për rritjen e prodhimit të naftës, në përgjigje të “trazirave” në Iran dhe Venezuelë.

Baby Boo

“Sapo bisedova me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe i shpejgova atij këtë gjë, sepse si pasojë e trazirave dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, unë kërkoj që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta deri në 2 milionë fuçi, që të bëhet dallimi”, ka shkruar Trump në Twitter.

Trump ka shtuar se çmimet janë të larta “dhe ai e ka pranuar”. Presidenti amerikan, megjithatë nuk ka treguar për ndonjë afat kohor se kur mund të prodhohen 2 milionë fuçi naftë.

Komentet e tij vijnë teksa çmimi i naftës ka shënuar ngritje, teksa administrata e Trumpit u ka bërë thirrje aleatëve që të mos blejnë naftë nga Irani. /Telegrafi

Restorant Lumare