Aplikacioni “Stop Korona”, Mançevski: I pamjaftueshëm numri i përdoruesve


Ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski është i pakënaqur me numrin e shfrytëzuesve të aplikacionit “Stop Korona” që deri tani e kanë shkarkuar vetëm rreth 60 mijë qytetarë.

Sipas tij, ky numër është i vogël dhe po mendohet që shkarkimi i këtij aplikacioni të bëhet i detyrueshëm për qytetarët e infektuar, dhe ata në vetizolim, sepse vetë kështu mund të ndihmohen ekipet mjekësore që më lehtë të mund të detektojnë ecurinë dhe komunikimin me procedurën e shërimit, thotë Mançevski për TVM.

“Mendojmë se duhet ta plotësojmë edhe këtë vendim që ky aplikacion të jetë i detyrueshëm edhe për qytetarët e infektuar, por rëndësi të veqantë do ti jepeshte sidomos tek personat që janë në vetizolim. Nëse e realizojmë këtë mendoj se do të kemi efekt të dyanshëm, njëra është t’i shohim kontaktet që do të tregohen se janë pozitiv, por nga ana tjetër do të na mundëson edhe të shohim se me kë kemi qenë në kontakt deri sa kemi qenë në vetizolim” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Virusi Korona, VMRO-DPMNE: Po vuajmë nga politikat e këqija

Por për VMRO-DPMNE opozitare edhe pse Qeveria po mundohet situatën me virusin Korona ta vendos nën kontroll, masat janë treguar si jo efikase. Sipas VMRO DPMNE gjysma e Qeverisë e kryesuar nga LSDM është në izolim, ndërsa nga ana tjetër po gënjejnë qytetarët se pandemia është nënkontroll.

“Situata me virusin korona aspak nuk është nënkontroll. Maqedonia po përballet me katastrofë në lidhje me trajtimin e pandemisë. Kjo që po shohin qytetarët është një horror i cili nuk është parë deri tani në asnjë vend të rajonit dhe më gjërë. U paralamronte se piku ri i të sëmurëve do të vijë në vjeshtë, ndërsa Maqedonia në qershor e përjetoi valën e dytë të të infektuarëve nga virusin korona. Sipas të dhënave e ditëve të fundit, nuk ka gjasa se në një kohë të shkurtur do të përmirësohet gjendja aktuale. Qytetarët po ballafaqohen me pasojat e politikave papashtatshme dhe jo të mira të autoriteteve.” – deklaroi Igor Kuzmanovski nga VMRO-DPMNE.

Por Ministri Mançevski thotë se kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe hedh poshtë akuzat se aplikacioni “Stop Korona” është treguar si jo efikas.

Baby Boo