Aplikacion për telefon me të cilin do të zbulohet nëse dikush afër nesh ka Koronavirus


Përmes një aplikacioni në telefon do të zbulohet nëse keni qenë në kontakt me ndonjë bartës të virusit korona. Ky aplikacion do të jetë në dispozicion për qytetarët nesër ose pasnesër, thotë për Alsat Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Për momentin është duke u punuar për dizajnin final. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Android dhe iOS, dhe pas instalimit do t’ju duhet të ndizni Bluetooth-in e telefonit tuaj për të pasur informacionet reale. Secilit përdorues të aplikacionit do t’i jepet automatikisht një numër. Informacionet e përdoruesit në aplikacion do të qëndrojë për 14 ditë.

Kur telefonat tanë celularë do të afrohen brenda një rrezeje prej ndoshta tre metrash, kjo është ajo që po kërkojnë, ose dy, këto janë detaje që do t’i zgjidhim sot, pajisja jonë celulare do t’i regjistrojë dhe ruajë këto numra të aplikacionit në telefonave që kanë qenë më afër në rreze dy ose tre metra larg nesh. Dhe këto të dhëna do të ruhen vetëm në celularin tonë. Nuk do të jenë askund tjetër. Askush nuk do të ketë qasje në këto informacione – tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nëse ka dikush që është i infektuar me Covid – 19, atëherë përmes aplikacionit do të marrë mesazh nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar të dhënat shëndetësore, që të kontaktohen ato persona me të cilët ka kaluar apo komunikuar i infektuari. Ministri Mançevski siguron se aplikacioni nuk do t’i ndjekë qytetarët, e as nuk do t’i përdorë të dhënat e tyre personale. Ai bën apel që vazhdimisht të ngarkohen bateritë e telefonave, sepse nëse pajisja është e fikur, të dhënat nuk do të jenë të besueshme.

Nëse nuk e shkarkojnë një numër i mjaftueshëm i qytetarëve, nuk do të ketë efekt. Prandaj, ne u përballëm me dy mundësi. Njëra është se ne mund të sjellim një rregullore, të vendosim gjeolokacione për të monitoruar lëvizjen e të gjithë qytetarëve, dhe kjo ekziston diku në disa vende dhe është duke u shqyrtuar. Ne nuk vendosëm për këtë. Por secili nga ne duhet të tregojë vullnet për të ndihmuar madje qoftë minimal. Mendoj se kjo është ajo. Thjesht shkarkimi i një aplikacion me vullnetin tuaj – tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.

Me këtë aplikacion duhet t’u lehtësohet puna epidemiologëve. Deri më tani, ata kanë pyetur të sapo infektuarit me koronavirus për lëvizjen e tyre për 14 ditët e fundit, ndërsa tani këtë në vend të tyre do ta bëjë aplikacioni.

Baby Boo