Apelojnë mjekët: “Mos konsumoni ushqime pa i pastruar mirë”


Me rritjen e temperaturave poashtu rritet edhe rreziku për infektime të ndryshme të shkaktuara nga viruse dhe baktere që shfaqen në produkte ushqimore. Këta viruse zakonisht shkaktojnë dhimbje në stomak, jashtqitje dhe rritjen e temperaturës në trup.

Gjatë verës, pjesa dërmuese e popullatës konsumojnë pemë dhe perime të ndryshme, të cilët i gjen me shumicë në tregjet e ndryshme të Tetovës. Mjekët në këtë drejtim kërkojnë që qytetarët pikërisht gjatë kësaj kohe të jenë më të vëmendshëm gjatë konsumimit të tyre. Mjekët apelojnë për më shumë kujdes me ushqimin, sidomos me perimet dhe pemët që konsumojnë gjatë kësaj kohe, të cilët duhet të pastrohen mirë ndërsa në veçanti apelohet që rëndësi t’i kushtojnë higjienës së tyre. Krahas kësaj mjekët theksojnë se përveç kujdesit se çfarë ushqimi konsumojmë duhet që të jenë të vëmendshëm se në çfarë kushtesh e ruajnë ushqimin.

“Gjatë kësaj kohe rekomandimi ynë është që qytetarët të kenë më shumë kujdes me ushqimet e yndyrshme, prandaj edhe duhet të konsumojnë më shumë pemë. Por, qytetarët duhet që mos konsumojnë ushqimet që janë të gatuara dhe kanë qëndruar gjatë në frigorifer, pasi që mund të kontaminohet dhe mund të ndodh ndonjë helmim, sepse ka rregull edhe gjatë ruajtjes së ushqimit dhe nëse nuk mbahet në frigorifer edhe atë në temperaturë të caktuar shumë lehtë mund të marrin helmim. Poashtu pemët dhe perimet duhet që të lahen dhe pastrohen mirë dhe në kohë të shkurtër të qëndrojnë në ujë të freskët që të pastrohen nga pesticidet e mundshme dhe bakteret të cilët i kanë dhe ne e dimë se tani më krejt është e kontaminuar ngase pemët këtu vështirë rriten pa pesticide të ndryshme dhe si pasojë e saj të ndodhin probleme në organizëm”, thotë Bekim Ismaili, mjek.

Me rritjen e temperaturave poashtu rritet edhe rreziku për infektime të ndryshme të shkaktuara nga viruse dhe baktere që shfaqen në produkte ushqimore. Këta viruse zakonisht shkaktojnë dhimbje në stomak, jashtqitje dhe rritjen e temperaturës në trup.

“Çdo herë duhet të kemi kujdes, por në këto temperature të larta duhet të bëhet shumë kujdes me ushqimin, duhet t`I kushtojmë rëndësi se çfarë ushqimi konsumojmë, poashtu afati i përdorimit është me rëndësi dhe nuk duhet që të jemi neglizhent në këtë drejtim. Poashtu, qytetarët duhet që të shmangim ushqimet me shumë kalori, të konsumojnë ushqime më të lehta pasi që ushqimet me yndyra në këto temperatura organizmi nuk mund t’i përballojë, prandaj si pasojë e të ushqyerit keq, kemi raste ku përfundojnë me dehidrime të rënda” thotë Besnik Mustafai, mjek.

Mjekët apelojnë poashtu që më shumë kujdes të kenë pacientët të cilët janë alergjik ndaj ushqimeve të caktuara. Momentalisht nuk ka ndonjë fluks të pacientëve që ankohen me probleme me konsumimin e ushqimit por periudha në vazhdim pritet që të risë edhe numrin e pacientëve që nuk bëjnë kujdes me mënyrën e të ushqyerit. (koha.mk)

Baby Boo