Apeli sot shpall aktgjykimin për Salih Mustafën


Paneli i Gjykatës së Apelit sot do ta shpall aktgjykimin në çështjen kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, raporton Gazeta Sinjali.

Aktgjykimi do të shqiptohet në orën 09:30 në një seancë që do të jetë publike.

Aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Baby Boo