Apeli ia uli dënimin me burg biznesmenit Sead Koçan


Në vend se gjashtë, katër vite e tetë muaj burg për biznesmenin Sead Koçan për rastin “Trust”. Gjykata e Apelit ia uli lartësinë e dënimit me burg për 16 muaj. Nga burgu shpëtoi i akuzuari i dytë Vasilie Aviroviq, djali i deputetes Vlladanka Aviroviq, e cila braktisi koalicionin e VMRO-DPMNE. Gjykata më e lartë vendosi dënimin me burg prej tre viteve t’ia zëvendësojë me dy vite me kusht.

Gjykata e Apelit Shkup pjesën tjetër të aktgjykimit të shkallës së parë e vërtetoi në tërësi”- thonë nga Gjykata e Apelit.

Kështu që gjykatësit nga Gjykata e Apelit Shkup e vërtetuan ndalesën për ushtrimin e profesionit për Koçanin dhe Aviroviqin në tre vitet e ardhshme, ndërsa kompanitë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali” duhet të paguajnë dënime prej nga dy milionë denarë. Gjykata e Apelit e vërtetoi edhe vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale që të konfiskohen 17 milionë euro nga të akuzuarit- aq sa peshon tenderi për gërmim të zgjyrës që konzorciumi e ka marrë me dokumentacion të rrejshëm nga ELEM-i për gërmim të zgjyrës në “TEC Manastiri”. Vendimi me dënimet e ulura me burgim për Sead Koçanin dhe Vasilie Aviroviqin ende nuk ka mbërritur në Gjykatën Penale që të shpërndahet te gjykatësi për zbatimin e sanksioneve, i cili duhet t’i shqiptojë Koçanit në cilin burg do ta vuajë dënimin prej katër vite e tetë muajve. Një pjesë e avokatëve të pronarit të “Transmet”-it nuk përjashtuan mundësinë të kërkohet anulim i përkohshëm i vuajtjes së burgut nga Koçani, pa saktësuar se çfarë do të përmendin si arsye. Gjithashtu, ekziston mundësia që me mekanizma juridik të ankohen edhe në Gjykatën Supreme e cila do të duhet të rishqyrtojë vendimin e gjykatave më të ulëta. Ndërsa në Supreme kryesor është Jovo Vangellovski, kumbari i të akuzuarit Trajko Velajnoski nga VMRO-DPMNE-ja. Përndryshe, nëna e Vasilies, Vlladanka Aviroviq mbështeti ndryshimet kushtetuese dhe Marrëveshjen e Prespës. Vlladanka Aviroviq mohonte se vota e saj për ndryshimet kushtetuese duhet të sigurojë dënim më të lehtë për djalin e saj./Alsat-M

Baby Boo