Apeli i mikrobiologut Raka: Më mirë mbyllur se nesër mjeku juaj të vendosë kush të futet në respirator e kush të vdesë në korridor


Doktori Lul Raka në një postim ne Facebook ka thënë disa fjalë pë qytetarët të cilët po ankohen për masat që kanë hyrë në fuqi që nga dje.

Raka ka thënë se , sot, 2.3 miliardë njerëz në botë janë mbyllur në shtëpi. Janë mbyllur, sepse ky virus nuk njeh kufij as superfuqi.

Ai shtoi se ndokush mbase ka humbur punën dhe pasurinë po këto sipas tij mund të kthehen ndërsa jeta e të dashurve të tyre Jo.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Bota po përballet me një pandemi të paparë nga një virus të padukshëm që ka mbyllur globin. Ende nuk kemi ilaç për shërim as vaksinë për parandalim. Prandaj, sot, 2.3 miliardë njerëz në botë janë mbyllur në shtëpi. Janë mbyllur, sepse ky virus nuk njeh kufij as superfuqi, nuk njeh Kryetarë as Kryministra, nuk njeh ligje as Kushtetutë.

Jemi mbyllur sot edhe ne në Kosovë, sepse nuk duam që nesër mjeku juaj të vendos kush do të futet në respirator e kush do të vdesë në korridor.

Është vështirë të qëndrosh mbyllur mes 4 muresh të shtëpisë me fëmijë që duan bukë në sofër, me të moshuar, të sëmurë kronikë e persona me aftësi të kufizuara që kërkojnë kujdes.

Mbase ke humbur pasurinë, punën, të nesërmen. Tashmë i ke bërë llogaritë dhe ke nxjerrë një numër. Por, jeta jote e as e më të dashurve tuaj nuk matet me numër. Nuk ka çmim. Pasurinë mund ta kthesh, por jetën e më të dashurve tuaj – JO.

Mos harroni se vdekja nga kjo murtajë moderne tashmë ka trokitur në 9 shtëpi në Kosovë duke marrë jetë prindërish, gjyshërish e nënash. Askush nuk e din se cila do të jetë shtëpia e 10, 20 apo 30.

Por, edhe në këtë kohë të vështirë, ajo që mposht çdo sfidë është shenjtëria e dashurisë së familjes, e cila është fuqizuar në këtë kohë pandemie. Ajo është 100 herë më e fuqishme se çdo virus.

Kemi qenë dhe mbetemi bashkë edhe kur na keni duartrokitur nga ballkoni, edhe kur na keni sharë nga salloni.

Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Shëndeti juaj dhe i familjeve tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë.

Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë!

Këto kufizime që kemi ndërmarrë ja vlejnë-sepse shpëtojnë jetë!

Kjo jetë e shpëtuar mund të jetë jeta jote ose familjarit tënd!

Urojmë dhe lutemi për Shëndet në Familjet Tuaja!

PO – DO TË FITOJMË!

Baby Boo