Apel për raportim të balancuar gjatë referendumit


Mediat të informojnë në mënyrë të barabartë dhe të paanshme ndërsa palëve të interesuara t’u japin mundësi të barabartë për paraqitje publike. Komentet qartë të ndahen nga lajmet ndërsa emisionet debative të jenë korrekte dhe të realizohen në mënyrë profesionale. Këto janë një pjesë e rekomandimeve të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuale për prezantimin mediatik gjatë referendumit të ardhshëm. Gjatë publikimit të rezultateve nga mendimi publik, duhet të publikohet edhe porositësi, institucioni që e ka realizuar anketën, periudha, metodologjia dhe numri i të anketuarve. Anketat publikohen më së voni pesë ditë para votimit.

Programet e radio- difuzionit nuk guxojnë të favorizojnë asnjë palë në referendum, nuk guxojnë të përmbajnë informacione dhe mesazhe për shkelje të dhunshme të rendit kushtetutës të vendit, nxitje, thirrje apo ndezje të agresionit luftarak, fjalor të urrejtjes apo të nxitin ksenofobi racore, fetare, etnike dhe kombëtare apo forma tjera të urrejtjes – u shpreh Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime audio dhe audio- vizuale.

Nga Agjencia kanë përmendur edhe ndryshimet siç i kanë quajtur skandaloze në Kodin zgjedhor.

Kemi nene kundërthënëse. Njëri parashikon reklamim të paguar politik, i paguar nga buxheti dhe nen tjetër nga ligji, që tashmë ekziston dhe nuk e shfuqizuan, e i cili e ndalon këtë. Partitë politike duhet të marrin vendim cilin nen të ligjit do ta shfuqizojnë që të mundet ky Kod zgjedhor të zbatohet – theksoi Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio- vizuale.

Rekomandimet e Agjencisë për momentin janë në draft- version ndërsa do të finalizohen pas 17 gushtit, deri kur do të ketë konsultim publik ku pritet të përfshihen mediat.

Baby Boo