Apel për bujqit që ti shfrytëzojn kartelat e naftës së gjelbërt deri me 30 prill sepse …


Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural informon të gjithë përdoruesit e masës “naftë e gjelbërt” se afati i fundit për kartelat e vitit të kaluar për furnizim me karburantin “euro dizel” për makineri bujqësore skadon në 30 prill të vitit 2020.

Apelojmë deri tek të gjithë bujqit, nëse ata ende kanë mjete për furnizim me karburantin për makineri bujqësore, t’i përdorin ato, sepse pas 30 Prillit, kartelat do të bllokohen.

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka përfunduar tashmë procedurën e tenderit dhe brenda një periudhe jo më të gjatë se 60 ditë, kompania e zgjedhur do të duhet të shtypë dhe dorëzojë kartеlat në AMFBZHR, pas së cilës ato do t’i shpërndahen bujqve.

Këtë vit, kjo masë do të mbulojë 50% të kostos së prodhimit. Vitin e kaluar, kur kjo masë u prezantua për herë të parë, ajo mbuloi vetëm 30% të kostos së prodhimit të përcaktuar në bazë të metodologjisë.
Kush sa mjete do të përfitojë në kartelë do të varet nga lloji i prodhimit që është raportuar për subvencione. Përqindja e mbështetjes është parashikuar tashmë në program. Sipas parashikimeve, këtë vit kjo masë do të përfshijë rreth 60.000 bujq dhe përmes kësaj mase 280.000.000 denarë do tu kthehen bujqve.

Baby Boo