Apel nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut


Në përputhje me masat e jashtëzakonshme kufizuese të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim parandalimin e përhapjes dhe zhdukjen e infeksionit Covid19, pas marrjes së të dhënave, te të gjithë personat e siguruar dhe te të punësuarit në shëndetësi bëjmë:

APEL

 Të zbatohet kryesisht komunikimi telefonik dhe elektronik mes të siguruarve dhe insitucioneve shëndetësore, me përjashtim të rasteve urgjente shëndetësore.

 Të siguruarit duhet t’u përmbahen këshillave profesionale që marrin nga mjekët e tyre amë në përputhje me nevojat shëndetësore për të ruajtur shëndetin dhe trajtimin e duhur.

 Të mos kërkohet udhëzim dhe të mos vizitohen specialistët me qëllim vazhdimin e terapisë kronike, pasi të gjitha raportet specialistike, mendimet konsiliare dhe fletëlëshimet e lëshuara në vitin 2019 do të jenë të vlefshme deri në përfundimin e masave të përkohshme.

 Të siguruarit të mos insistojnë dhe të mos kërkojnë nga mjekët e tyre amë të përshkruajnë ilaçe me recetë pa indikacione mjekësore (sipas dëshirës së tyre dhe për të cilat nuk kanë nevojë).

 Të siguruarit duhet të respektojnë rekomandimet profesionale farmaceutike që marrin në farmaci për mënyrën se si të përdorin ilaçet dhe produktet e tjera farmaceutike ose mjekësore.

 Siguruesit nuk duhet të blejnë ilaçe të panevojshme, përkatësisht nuk duhet të furnizohen me ilaçe të panevojshme në shtëpitë e tyre.

 Të mos vizitohen masovikisht farmacitë dhe mjekët amë, veçanërisht në ditët e para të muajit, pasi që ilaçet me recetë të mbuluara nga Fondi janë në dispozicion në sasi të mjaftueshme sipas miratimit të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

 Të sillemi të gjithë me përgjegjësi dhe pa panik, duke mbrojtur kështu sistemin tonë shëndetësor, dhe me këtë duke u mbrojtur të gjithë ne si qytetarë të RMV-së.
Vetëm me përpjekje të përbashkët mund të sigurohet kujdes shëndetësor më cilësor për të gjithë.

Baby Boo