Apasiev paralajmëron incidente në Kuvend

Kryetari dhe deputeti i “E majta”, Dimitar Apasiev tha se “nëse doni incidente, do të keni incidente”.
“Nëse në komision në ora 14:00 nuk ka amendamente të partisë ‘E majta’, ju paralajmëroj të thirrni sigurim dhe ta bëjmë magjinë e madhe. Nëse dëshironi luftë, luftë do të keni”, tha deputeti Apasiev.

Baby Boo

Reagimi i tij vjen pasi që ai vet akuzoi kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, se ka refuzuar të pranojë amendamentet e partisë së tij.
Apasiev reagon se pse Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësimi në Ligjin për shtetësi miratohet me flamur evropian. Sipas tij, me këtë procedurë, shkelet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.