Apasiev i përgjigjet me përqeshje Selës: “Do të ishte tepër fortë që unë dhe komandant Ali, të këndonim së bashku, vetëm se…”


Dimitar Apasiev, lideri i Leevicës, i është përgjigjur Ziadin Selës, i cili mbrëmë i tha se “Ahmeti e Apasievi le t’ia krisin këngës “Enver Hoxha e tungjatjeta””.
Apasiev tha se do të ishte tepët fortë që ai dhe Ahmeti të këndonin një këngë të mirë për Enver Hoxhën.

“Vërtetë … Do të ishte tepër fortë që unë dhe komandant Ali, së bashku të këndonim një këngë të mirë për Enver Hoxhën, ndërsa në publik të ishin ulur Ziadin Sela, Skender Rexhepi dhe Kastrioti. (Vetëm frikësohem të mos vijë edhe Menduhi nga ndonjëra anë, e të na e prishë të gjithë shfaqjen)”, ka shkruar Apasiev.

Ndryshe, përplasjet me deklarata në mes Ziadin Selës dhe Dimitar Apasievit erdhën pas miratimit të dekretit nga Qeveria e RMV-së me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Baby Boo