Apasiev dhe Pertov: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është politik, e jo drejtësi


Parashtruesit e nismës për kontestimin e vendimit për shpalljen e referendumit, Dimitar Apasiev nga “E Majta” dhe Todor Petrov nga “Kongresi Botëror Maqedonas”, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të  mos ngritë procedurë, deklaruan sot se është varrosur drejtësia dhe se nuk mbetet asgjë tjetër, përveç bojkotim  të referendumit.

“Kjo është një ditë e turpshme për sundimin e të drejtës në Republikën e Maqedonisë. Sot është varrosur drejtësia përmes politikës, e jo vendim ligjor  i gjykatësve”, tha Atanasov dhe shtoi se bojkoti mbetet si mjet e vetëm masiv për kthimin e shtetit juridik.

Ka njohuri, siç tha Apasiev, se gjykatësit kushtetues janë thirrur në bisedë para seancës së sotme.

Për kryetarin e KBM, Todor Petrov, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i pranueshëm.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta përforcojë përcaktimin për bojkot më 30 shtator.

Baby Boo