AP: Rasti i Ëmblës tregon papjekurinë në shoqërinë tonë

Avokati i Popullit do të hap lëndë me vetë iniciativë për rastin e nxënëses me nevoja të veçanta Ëmbla Ademi, përcjell TV21. Autoritetet njoftojnë se është dërguar ekip për të hulumtuar rastin. Siç thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit, rasti tregon papjekuri të madhe të shoqërisë.

“Avokati i Popullit inkurajon prindërit që të mos heshtin për raste të tilla, por t’u drejtohen institucioneve, për të mbrojtur me kohë të drejtat e fëmijëve të tyre të garantuara me ligj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndryshe, nxënësja Ëmbla Ademi nga Gostivari sot është rikthyer në mesin e nxënësve në shkollën fillore “Bashkimi”. Ajo nuk e kishte nisur gjysmëvjetorin e dytë pasi disa prindër të nxënësve nga kjo paralele kishin bojkotuar mësimin pasi Ëmbla ka nevoja të veçanta.

Baby Boo