AP: Në vendin tonë shkelen të drejtat themelore njerëzore


Avokati I Popullit Naser Ziberi, në një intervistë për Televizionin Koha ka komentuar raportet vjetore të Departamentit Amerikan të shtetit dhe Freedom House për nivelin e zbatueshmërisë së të drejtve të njeriut në Maqedoninë e Veriut. Sipas Avokatit Ziberi, nga këto raporte vihet re se në disa segmente madje ka pasur edhe përkeqësim në vlerësim duke ngritur kështu alarmin për disa problematika që kërkojnë zgjidhje urgjente. E tillë është gjendja në burgjent në vend ku problem paraqet mbipopullimi I tyre por edhe mënyra e trajtimit dhe sigurimit të të drejtave elementare sic janë shërbimet mjeksëore, ambientet adekuate për të miturat e dënuar apo edhe për praktimin e besimeve fetare.

Kategori vulnerabël që aspak nuk I kushtohet rëndësi nga institucionet janë edhe personat me nevoja të vecanta për të cilët shteti nuk ka një evidencë të tyre të kategorizuar sipas nevojave specifike dhe si rrjedhojë mungojnë edhe investimet në ndihmë të integrimit të kësaj kategorië

Institucioni I avokatit të popullit gjithashtu po punon edhe për gjetjen e zgjidhjes së njohjes së diplomave nga shkollat e mesme fetare

Ziberi gjithashtu demantoj edhe akuzat e bëra nga Aleanca për Shqiptarët se komunikimi nëpërmjet institucioneve bëhet vetëm në gjuhën maqedonase duke deklaruar se I njejti document me te njëjtin numër arkivor është edhe në gjuhën shqipe.Intervistën e plotë me avokatin e Popullit mund ta ndiqni sonte pas përfundimit të lajmeve të orës 21.00 në Televizionin Koha, në kuadër të emisionit Polemikë./Tv Koha/

Baby Boo