Anulohet seanca për rastin “Target Fortesa”, gruaja e Mijallkovit infektohet me koronavirus


Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, në Gjykatën Penale është anuluar seanca e sotme për rastin “Target Fortesa”.

Avokati në seancën e sotme deklaroi se bashkëshortja e Mijallkovit ishte infektuar me koronavirus, por që edhe vetë Mijallkov ka simptoma.

Një ekip mjekësor tashmë ka kryer kontrolle shtëpiake dhe ka konstatuar se Mijallkov ka temperaturë të lartë dhe koll të thatë dhe se tashmë po merr terapi adekuate.

Sipas avokatit Ljupço Shvrgovski, Mijallkov sot pasdite do të bëj test për Covid-19. Ndryshe në seancën e sotme duhej të dëshmojë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.

Baby Boo