Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shuplakat”


Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shuplakat”

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shuplakat”
Publikuar: 14:31, 1 Qershor, 2018
Gjykimi për dhunën në komunën Qendër është anuluar edhe sot për shkak se njëri nga të akuzuarit, Aleksandar Trajkovski i punësuar në komunën e Gazi Babës nuk u paraqit në gjykatë. Por ai, nëpërmjet avokatit të tij dorëzoi vërtetimin se ndodhet në udhëtim zyrtar me leje të kryetarit të komunës Boris Georgievski.

Prokurorja Fetai tha se kjo lëndë që ka nisur e para të gjykohet nga Prokuroria Speciale Publike rrezikon të vjetrohet, prandaj kërkoi nga gjykata të marrë masat për të siguruar të gjithë të akuzuarit për seancat e radhës. Seanca e ardhshme është caktuar për më 6 qershor.

Në seancat e kaluara Nikolla Gruevski ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat e porositjes së dhunës. Të pafajshëm janë deklaruar edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova, si dhe të akuzuarit tjerë. Ndërsa vetëm dy persona kanë pranuar fajin që në fillim të gjykimit.

Në këtë lëndë të PSP-së akuzohen 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit.

Baby Boo