Anulimi i takimit në Washington: Zyra e kryeministrit Hoti nuk është në dijeni


Të mërkurën, më 2 shtator, është paraparë të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, mirëpo në media u raportua se edhe ky takim ka dështuar dhe nuk do të mbahet në datën e paraparë.
Lidhur me këtë çështje është kontaktuar Zyra e Kryeministrit, mirëpo ata kanë mohuar një gjë të tillë.

Këshilltari i Hotit, Xhavit Beqiri ka thënë për Reporterin se deri më tani nuk kanë asnjë informacion për anulimin e takimit dhe se në momentin që do të ketë diçka të tillë do ta bëjnë publik për opinionin.
“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Në momentin që e kemi këtë informacion do ta bëjmë publik”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Kujtojmë se më 2 shtator është planifikuar të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë, në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të emisarit special të SHBA-së për këtë çështje, Richard Grenell.

Baby Boo