Antikorrupsioni s’e ka problem zv/kryeministrin


Komisioni Kundër Korrupsionit nuk është kundër zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, por nuk e dinë se çfarë planifikohet që ai të bëjë. Kryetarja e Komisionit për Alsat njoftoi se pasi që Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, të zgjidhet zv / kryeministër në këtë resor, antikorrupsionerët do të iniciojnë takim me të për të parë cilat do të ishin përgjegjësitë e tij.

“Lu*fta kundër korrupsionit nuk është vetëm e Komisionit Kundër Korrupsionit, por të gjithë duhet të marrin pjesë në këtë luftë … Mund të ketë modalitete …- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.
Paralajmërohet se ky Zëvendëskryeministër do të ketë rol për të koordinuar institucionet që luftojnë korrupsionin. Por, ndërsa Qeveria po përgatit një funksion të tillë shtesë, Komisioni aktual Kundër Korrupsionit punon me staf të përgjysmuar, pa hapësira të reja, nuk ka as softuer për të lehtësuar punën e anëtarëve të këtij komisioni.

Mes Institucioneve të tjera, detyra e të cilave është të luftojnë krimin dhe korrupsionin janë edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, Policia Financiare, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Drejtoria e Kundërzbulimit Financiar. Disa ekspertë janë kundër idesë së një zëvendëskryeministri të tillë. Ish anëtari i antikorrupsionit, Arif Musa për Alsat tha se është absurde të mendosh që një gjë e tillë mund të funksionojë në vendin tonë. /Igor Stefanovski

Baby Boo