Ankohen qytetarët, ilaçe me recetë vetëm në ditët e para të muajit


Ilaçet e listës pozitive mund ti gjeni vetëm në ditët e para të muajit, ndërsa pas datës 10 të muajit, mund të furnizoheni me ilaçe vetëm nëse i paguani privat ankohen qytetarët.

Kjo u shkakton vështirësi qytetarëve për furnizim me terapi të rregullt sidomos personat me sëmundje kronike, kategoritë sociale dhe të moshuarit me pensione të ulëta.

“Kam plot receta une me ndihmë sociale, nuk ka ilaçe me receta, prej për frymëmarrje që më duhet nuk ka, do I gjej do nuk I gjej ashtu. 1100 denarë kushton një në muaj me pi për eshtra, nuk kam para për ti blerë, me para ka po me recetë nuk ka”.

“Është vështirë të gjinden me recept, vetëm privat. Privat ke ku të duash, por kushton janë shum shtrejt”.

“Vetëm me pare, shko në ramstor shko andej e këndej prap nuk ka, edhe pse thonë se do të ket kuota. Në Zegin nuk ka as ranitadin.Për shembull të moshuarit nuk mund ti blejnë as ilaçet që kushtojnë 300 ose 400 denar. Po thon se do të lirohen çmimet por tash për tash asgjë”, shprehen qytetaret.

Të njëjtin efekt e kanë edhe ilaçet në listën pozitive edhe ato privat prandaj qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë thotë mjekja Sofjane Bellçishta.

“Shumica e pacientëve që paraqiten në ordinancat tona janë me sëmundje kronike. Më së shumti dominon sëmundja e diabetit, andaj më të kërkuara janë medikamentet mjekësore për diabetin të cilat janë në listën pozitive…. Kemi medikamente që nuk janë në listen pozitive, mirëpo nuk është medoemos me i marr pacienti ato preparate kur të njëjtin efekt edhe preparatet që janë në listën pozitive”, thekson mjekja Sofjane Bellçishta.

Ajo po ashtu sqaron se në grupin e dytë të barërave të kërkuara bëjnë pjesë sëmundjet kardiovaskulare, për çka janë të nevojshme preparatet për hipertension, që shkaktohet nga stresi dhe mënyra e të ushqyerit, si dhe në këtë periudhë edhe ndezje të fytit dhe veshit, për çka qytetarët mund të furnizohen edhe me ilaçe të listës pozitive.

Baby Boo