Ankohen nxënësit e konvitit në Gostivar, tre muaj pa WC


Nxënësit të cilët banojnë në konviktin “Branko Stanoviq” në Gostivar kanë adresuar ankesat e tyre në Pa Censurë, për problemet e shumta që ka ky konvikt. Mirëpo problemi më shqetësues është problemi higjienik, ata ballafaqohen gati 3 muaj me moslëshimin e përdorim të banjove nëpër katet. Aroma e keqe që kundërmon në këtë objekt, ka filluar të merr përmasa shumë të mëdha. Nxënësit nuk kan se ku të shkojnë në tualet, dhe çdo ditë ata malltretohen duke ecur deri te kati i katërt i ndërtesës.

Puna ishte paraparë të kryehet për periudhë tre javore, por e njejta është stërzgjatur për tre muaj.

Me ngritjen e temperaturave gjendja ende do të përkeqsohet, sepse disa nxënës kanë filluar edhe të kryejn nevojë nëpër koridoret e ndërtesës. Aroma e keqe dhe përhapja e epidemive janë rrezik për nxënësit.

Ky është reagimi i një grup nxënësish që banojnë në konviktin “Branko Stanoviq” në Gostivar

 

Baby Boo