ANKETË: Kumanovë, Dimitrievskit nuk do t’i besohet edhe një mandat


Mbi 60% e qytetarëve të anketuar në Kumanovë janë deklaruar kundër kryetarit aktual për t’i besuar edhe një mandat. Nga anketimi i zhvilluar në periudhën 5-15 shtator rezulton që 67.4% e qytetarëve të anketuar nuk do të votojnë Maksim Dimitrievskin edhe për një mandat si kryetar Komune, ndërsa 19.8% e të anketuarve kanë deklaruar mbështetjen e tyre për mandat pasues.
10.8% e qytetarëve janë deklaruar të përmbajtur në pyetjen nëse do të mbështesnin edhe për një mandat kryetarin aktual, ndërsa 12% e të anketuarve kanë refuzuar të japin çfarëdo përgjigje në pyetjen e lartpërmendur.
Anketa është zhvilluar në periudhën 5-15 shtator me 3,150 të anketuar përmes thirrjeve telefonike.

Baby Boo