Anketë e re e IRI-t: LSDM 1%më shumë se VMRO, BDI 5%, më shumë se ASh , 1% të tjerët


Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 21% e elektoratit do të votonin për LSDM-në, ndërkaq 20% për VMRO-DPMNE-në, tregon anketa e fundit e IRI-t.
Krahasuar me vitin e kaluar, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë rritje për 1%.
Anketa e IRI-të tregon ndërkohë se BDI mbetet partia më stabile në elektoratin shqiptar, pasi që nga gushti i vitit 2017 e deri në gusht të vitit 2018 ka besueshmëri të pandryshuar.
Të pyetur se për kë parti do të votonin në bllokun politik shqiptar, 7%  thonë se do të votonin për BDI-në, 2% për Aleancën për Shqiptarët, 1% për PDSH-në, po aq për Besën e Kasamit dhe Besën e Gashit.
Aleanca për Shqiptarët ka zvogëlim për 3% në rejting, ashtu sikur Lëvizja BESA e Kasamit dhe Gashit, të cilët nga 4%, kanë rënë në 1%.
16% nga të anketuarit e shohin si personazh favorit në politikë liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin.
Pas tij, është ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 7%, kreu aktual i VMRO-së, Hristian Mickovski, që për herë të parë paraqitet në një anketë, ka marrë besueshmërinë e vetëm 2% të të anketuarve. 5% e të anketuarve janë përcaktuar për presidentin, Gjeorge Ivanov.
Në Anketën e IRI-t, lideri më i besueshëm tek shqiptarët e Maqedonisë vazhdon të mbetet Ali Ahmeti, me 5%, ndërkohë që vërehet rënie në 1% në përkrahjen ndaj liderit të ASh-së, Ziadin Selës.
2% e të anketuarve kanë deklaruar se do ta prishnin fletëvotimin, 4% nuk do të votonin, 19% nuk janë të vendosur, ndërkaq 23% kanë refuzuar të përgjigjen.
Sondazhi për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve u zhvillua nga GfK Skopje, prej 28 qershor deri më 15 korrik me intervista ballë për ballë të 1100 të të anketuarve mbi 18 vjeç.
Baby Boo