Anketë: A mund të jetë një shqiptar kryeministër në Maqedoninë e Veriut? (VIDEO)


Shumica e të anketuarve nga ekipi i LAJM.tv mendojnë se nisma për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut është vetëm për fushatë elektorale. “Në rrethanat aktuale politike, një shqiptar nuk mund të bëhet kryeministër sepse nuk ka vullnet tek maqedonasit”, u shpreh një i anketuar.

Një tjetër thotë se ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar megjithatë, edhe ai nënvizon se realizimi i kësaj nisme është shumë i vështirë. Si politikanë të preferuar për postin e kryeministrit, qytetarët kanë përmendur më shumë emrin e kreut të ASH-së Zijadin Sela, por kishte të tillë që përmenden edhe Ali Ahmetin e Bujar Osmanin. Ekipi i LAJM.tv ka biseduar edhe me qytetarë maqedonas të cilët para kamerës nuk kanë kundërshtuar idenë për kryeministër shqiptarë në RMV. Anketën e realizuar nga gazetari Albion Memeti dhe operatori Amir Idrizi mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Baby Boo