Anketa e “Globsek” për vaksinimin, 29% e të anketuarve në vend besojnë se do t’u vendoset chip (VIDEO)


Sipas raportit të GLOBSEK më shumë se 1/3 e të anketuarve besojnë në teori konspirative në lidhje me KOVID-19. Sipas këtyre rezultateve, në mesin e njerëzve, gatishmëria për vaksinim kundër KOVID-19 në rajon është vetëm 37%. Përqindja, megjithatë rritet në 53, midis atyre që kanë besim në institucionet shtetërore.

Në vendin tonë, sipas këtij hulumtimi, 29% e qytetarëve të anketuar besojnë në teorinë konspirative se me vaksinim do tu vendoset chip.

“Këto rezultate tregojnë se sa instrumentale është qeverisja e mirë dhe besimi te institucionet publike dhe shtetërore, veçanërisht në kohë krizash. Institucionet publike duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për komunikim strategjik dhe të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta rritur menjëherë besimin shoqëror”, thotë Miroslava Saviris nga GLOBSEK.

Sipas raportit gatishmëria për vaksinim kundër KOVID-19 rritet me besimin te institucionet publike, ndërsa teoritë konspirative rreth Kovidit janë më të popullarizuara në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Gatishmëria për vaksinim kundër KOVID-19 rritet me besimin te institucionet publike. Teoritë konspirative rreth Kovidit janë më të popullarizuara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga vendet në rajon, mbështetja për anëtarësimin në BE dhe NATO është më e forta në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në raport.

Raporti i ri të GLOBSEK 2020, mbulon rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të kryer me intervista telefonike në periudhën shtator/tetor në një ekzemplar prej të paktën 1000 të anketuarve nga nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovakia.

Baby Boo