Anketa e fundit Kasamin e nxjerr si liderin e dytë më të besuar tek shqiptarët


Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 11-14 dhjetor 2022 me 1117 të anketuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Në anketë, qytetarët shprehën qëndrimet e tyre për mbështetjen e tyre ndaj partive politike dhe politikanëve, si dhe për çështje të caktuara aktuale. Për të ruajtur rëndësinë dhe paanshmërinë e hulumtimit, u krijua një pyetësor i paanshëm dhe objektiv, mbi bazën e të cilit më vonë u krye anketa. Në këtë anketë është pyetur edhe për besueshmërinë e liderëve të partive politike ku në kampin shqiptar Ali Ahmeti është i pari i ndjekur nga Bilall Kasami. Ja radhitja: Sa i përket politikanëve dhe besueshmërinë ndaj tyre, rezultatet janë si në vijim: Asnjë – 47.2% tjetër – 1.4% Nuk e di – 6.4% Zoran Zaev – 1.7% Hristijan Mickoski 13% Ali Ahmeti 6.2% Afrim Gashi – 0.9% Bilall Kasami – 2.1% Zijadin Sela 1.8% Dimitar Apasiev – 3.3% Nikolla Gruevski – 2% Maksim Dimitrievski 3.1% Branko Crvenkovski – 1.6% Arben Taravari 1.5% Stevo Pendarovski – 2.6%

Baby Boo