Anketa/ BESA me më shumë të rinjë në listat për këshilltarë komunal (FOTO)


Edhe pse të rinjtë përbëjnë 1/3 e popullsisë me të drejtë vote, shpesh përfshihen në mënyrë disproporcionale në organet politike që përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë në kuadër të kësaj nisme të ndërmarrë për të monitoruar pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhjet lokale, ka analizuar përfaqësimin e të rinjve në listat e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Ajo që vërehet është se partitë politike shqiptare në këto zgjedhje udhëheqin me përfaqësimin e të rinjëve nëpër lista të këshilltarëve komunalë.
Sipas analizës së realizuar nga Këshilli rinor Nacional të Maqedonisë rezulton se Lëvizja Besa është në krye të listës për sa i përket përfshirjes së të rinjëve në politikë.

Përfaqësimi i të rinjve nga paritë politike është si vijon:
Lëvizjes BESA (46%); BDI (39%); Koalicion ASH-AAA (37%); PSDH (33%); LSDM (32%); Lista e pavarur (27%); VMRO-DPMNE (24%); E Majta (24%); PDL dhe DOM (18%).

Baby Boo