Anita Latifi ndan kujtim e veçantë me tani më të ndjerin Enver Maliqi


“Anitë, kishim mbledhje ne Shvercerat… më thanë të foli me ty se ti mundeshke të folish me…” si me hamendje mu drejtua Nadi.
Ishte viti 2003, Kombëtarja Shqiptare luante lojën e parë ndërkombëtare në historinë e re. Çdo tifoz shqiptar deshte të jetë në tribinë për t’i dhënë zemër ekipit kombëtar.
Pasi caktova takim, u nisa në zyrat e Gemakut. Derisa e prisnja të vij, analizoja zyrën e bukur. Sytë mu ndalën në fotografinë mbi tavolinën e punës. Një fotografi bardh e zi me nxënës të klasave të ulta. Çdo nxënës me numratore para vetes, pos njërit – atij vet, Enver Maliqit.

“Ke qenë shumë i zgjuar që nuk të është dasht numratore?!” – e pyeta.
“Jo. S’kishim… s’kishim mundësi. Prandaj e mbaj të më kujtoje ku isha dhe ku dua të mbrri.”
Ai djali pa numratore, ndonëse u bë ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe siguroi pasuri për breza të tërë të familjes së vet, kurrë nuk harronte të tjerët që “nuk kanë numratore” – çkado që të ishte ajo.

Shvercerat shkuan në Shqipëri me transportin e siguruar nga Enver Maliqi. Dhe kjo ishte vetëm “një numratore” nga të shumtat për të cilat iu drejtuam e nuk diti të na kthej.
Enver, do të jetosh sa veprat e tua të mira!
Të faleminderit për njerëzinë!

Baby Boo