Anije të shtrenjta, femra, makina… Mediat greke shkruajnë për jetën e 3 shqiptarëve të arratisur


Jeta e shthurur, anijet e shtrenjta dhe gratë e bukura, kanë qenë mënyrë jetese për tre shqiptarët e arratisur mëngjesin e së martës nga stacioni policor në lagjen “Argyroupolis” në Athinë.

“Provokuese kanë qenë postimet e tyre në rrjetet sociale, foto me flamuj shqiptarë, kallashnikovë, gra të bukura dhe automjete të shtrenjta.

Të papunë dhe me një jetë të tillë, ndërkohë që kanë qenë disa herë të arrestuar nga policia”,- shkruan “Protothema.gr”, nisur nga hetimet e deritanishme.

Tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për disa grabitje në Greqi, u arratisen mëngjesin e së martës në mënyrë spektakolare nga stacioni policor në lagjen “Argyroupolis” në Athinë, duke shkaktuar probleme në nivelet e larta të policisë greke të këtij rajoni policor.
c4e2cd11-9e4a-46f1-8db2-ad724f2671e1
5e933406-bd53-4aa6-bd94-7c5d391866dc

Baby Boo