Anija shqiptare shpëton 41 emigrantë në detin Egje


Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin e Egje.

Ministria e Mbrojtjes thotë se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi, përcjell kp.

Emigrantët që u shpëtuan nga anija “Butrinti”, u transferuan më pas në anijen e FRONTEX. Në gomonen që rrezikonte mbytjen, mes 41 emigrantëve ishin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, dy prej të cilave shtatzënë.

Anija “Butrinti” patrullon në detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.

Baby Boo