Anglia në finale, Danimarka në zemrat e miliona tifozëve


Anglia ka kaluar në finale të Kampionatit Europian.
Tre Luanët kanë mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.

Rezultati i kohës së rregullt ishte i barabartë 1-1 dhe anglezët fituan vetëm në shtesa.
Danezët kaluan të parët në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Damsgaard në minutën e 30-të.
Golin e fitores për Anglinë e shënoi Harry Kane në minutën e 104-të. Gjuajtjen nga penalltia të kapitenit të Anglisë e priti Schmeichel derisa shënoi në kthimin e topit.

Danimarka në anën tjetër do të mbahet mend si kombëtarja më simpatike e kmampionatit, që përkundër tragjedisë në ndeshjen e parë me Eriksenin, ata arritën deri në gjysmëfinale.

Baby Boo