Angjushev: Rritja ekonomike prej 3 % do të realizohet deri në fund të vitit


Projeket të cilat u trashëguan nuk ishin mjaftueshëm teknikisht të përmbajtur, projekte të cilat nëse fillojmë t’i realizojmë do të përballemi me shumë anekse shtesë, apo shpenzime të parave të qytetarëve, ka thënë zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në intervistën javore për REL.

Angjushev është optimist se rritja ekonomike prej mbi 3 për qind do të realizohet. Ai thekson se në gjysmën e dytë të këtij viti do të ketë lëvizje të rëndësishme në hekurudhat dhe autostradat, teransmeton Medial.mk.

Sipas tij, në procesin e mëtejmë të autostradave, Qeveria ka mbajt llogari se si harxhohen paratë e qytetarëve të Maqedonisë.

“Qasja jonë ka qenë projektet të korigjohen, të jenë projekte të shëndosha dhe në të ardhmen ato të implementohen”, ka thënë Angjushev për REL./Pacensure

Baby Boo