Angjushev: Nuk do t’i kërkojë falje Sllagjana Tasevës (VIDEO)


Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ka folur sërish rreth përplasjeve me Sllagjana Tasevan nga Transparency International. Angjushev është pyetur nga gazetarët nëse do t’i kërkonte falje Tasevës, pas deklaratave të fundit rreth ndikimit të tij në falimentimin e fabrikës “Feni Industries”.

Angjushev para gazetarëve tha se nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk ka kryer.

“Unë nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk kam bërë dhe nuk ka nevojë që askush të kërkojë falje në emrin tim. Nuk kam pasur qëllim, as nuk do të kem që të komunikoj negativisht me dikë, për asnjë çështje, e as që kam kërcënuar dikë”, tha mes tjerash Angjushev.

Ai pyeti Tasevën se pse kur ka përmendur emrin e tij, nuk ka kërkuar së pari mendim prej tij dhe e inkurajoi atë që të hetojë më shumë para se të flasë.

Përndyshe, akuzat dhe kundërakuzat mes Angjushevit dhe Tasevës erdhën pasi kjo e fundit njoftoi se do ta padisë Angjushevin, pasi i njëjti sipas saj, ka pasur ndikim në procedurën falimentuese të fabrikës “Feni Industries”

Baby Boo