Angelovska: Ekonomia në tremujorin e dytë të këtij viti do të ketë një rënie prej 15 për qind


Ministrja e Financave, Nina Angelovska, beson se ekonomia në tremujorin e dytë të këtij viti do të ketë një rënie serioze prej 15 për qind. Sipas saj, kulmi i rënies ekonomike është në prill, maj dhe qershor, dhe ajo pret që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë në muajt e ardhshëm. Dy muajt e parë të vitit ishin solide, tha ministrja, dhe prandaj pret rezultate pozitive ekonomike në tremujorin e parë. FMN parashikoi një rënie prej 4 për qind të PBB-së në vend, ndërsa Banka Botërore parashikon një rënie prej 0.4 për qind të aktivitetit ekonomik në vend.

“Ne presim goditjen më të madhe në tremujorin e dytë, siç theksova. Tani numrat nuk janë njoftuar zyrtarisht, por të gjithë janë duke i njoftuar jozyrtarisht parashikimet e tyre dhe në cilin drejtim po lëvizin. Unë do të thosha që ne parashikojmë tkurrjen më të madhe të ekonomisë në tremujorin e dytë me shuma prej rreth 15 për qind. Më tutje, një rimëkëmbje e vogël në tremujorin e tretë dhe një rritje pozitive në tremujorin e katërt”, deklaroi Nina Angelovska, Ministre e Financave.

Baby Boo