Angellovska: Kartelat pagesore së shpejti në duart e qytetarëve


Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp prezantoi kartelat pagesore, si masë nga pako e  tretë për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 duke stimuluar blerjen e prodhimeve vendore . Angellovska theksoi se  324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë  e cila i ka kushtuar shtetit 28 milion euro.

“Kanë mbaruar të gjitha procedurat për kartelat pagesore dhe këtë javë do të fillojë shpërdorja e tyre. Janë përgatitur listat e shfrytëzuesve të kartelave sipas kritereve të definuara në dekret. Lista përfundimtare është shpërndarë në faqen http://kupuvamdomasno.gov.mk dhe janë nënshkruar kontratat me bankat. Qytetarët janë shpërndarë në bankat përkatëse dhe tani më po shtypen kartelat e para që së shpejti do të përfundojnë në duart e qytetarëve”, pohoi Angellovska.

Baby Boo