Angellovska-Bezhoska: “Rritje më e lartë ekonomike është e mundur përmes reformave strukturore”


Rritja më e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike e vendit është e mundur nëse rritet potenciali për rritje, e kjo mund të arrihet vetëm përmes politikave strukturore që do të ndikojnë pozitivisht në tre faktorët mbi të cilët varet rritja afatgjate – puna, vëllimi fizik i kapitalit dhe produktiviteti, theksoi në intervistë për “Kapital” guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.
Sipas saj, pavarësisht sfidave që lidhen me Kovid-19, reformat strukturore nuk duhet të lihen anash, gjegjësisht procesi i heqjes së barrierave strukturore duhet të bëhet në vazhdimësi.

“Sipas të dhënave më të fundit të qasshme, produktiviteti jonë është vetëm rreth 44 për qind i atij evropian, vëllimi i kapitalit fizik vetëm rreth një e treta e atij evropian dhe ka tendencë të rënies në rritjen e fuqisë punëtore. Këto shifra tregojnë qartë se ku duhet të drejtohen përpjekjet e politikëbërësve”, tha ajo.

Guvernatorja konsideron se ekonomitë e vogla, si kjo e jona, nuk mund të rriten shpejt pa integrim më të madh tregtar dhe financiar. Për këtë arsye thotë se është veçanërisht e rëndësishme hyrja e mëtejshme e kompanive multinacionale, të cilat, siç thotë ajo, do të kontribuojnë në rritjen e potencialit eksportues, do të përmirësojnë strukturën e eksportit, si dhe produktivitetin dhe konkurrencën.

Baby Boo