Angellov: Sazdon nuk e mbytën shqiptarët por tre kriminelë


“VRASJE MAKABRE. Asgjë më pak se kjo nuk duhet të jetë akuza me të cilën Prokuroria publike duhet të vazhdojnë ti akuzojë vrasësit pa shpirt, të cilët e kanë rrahur deri në vdekje të riun Nikolla Sazdovski, anëtarë të grupit të tifozëve Komitët”, shkruan në Facebook, gjenerali Stojançe Angellov, njofton Koha.

“Drejtësia të shkoj deri në fund. Me çdo çmim. Por ky është obligim i institucioneve shtetërore. MPB i ka gjetur vrasësit, dy nga to janë në burg ndërsa po ndiqet i treti…

Nëpër rrjetet sociale vlon. Vlon nga mërzia, dëshpërimi dhe urrejtja…Por, të mos harrojmë se urrejtja lind urrejtje të re. Urrejtja ushqehet me urrejtje. Në këto momente të rënda është shumë me rëndësi të themi se Sazdon nuk e kanë vrarë SHQIPTARËT. Sazdon e vranë kriminelët B.B, J.L dhe S.D. Tre njerëz të prishur që e rrahën atë deri në vdekje, ka shkruar më tej ai.