Angazhimi i kryeprokurorit Joveski, Pollozhani: Diskutabil, shkak ndikimi politik


Vlerësimi vjen nga juristi Mersim Pollozhani. Sipas tij, Joveski i cili ishte nën ndikimin e regjimit Gruveski përderisa ishte në këtë post, mund të mos jetë imun edhe nga ndikimi I politikës aktuale për të vepruar profesionalisht në shumë lëndë ku akuzohen edhe shqiptarët përfshi këtu lëndën e Almir Aliut ku pikërisht Joveski vendosi në disfavor të palës së dëmtuar.
“Ka qenë dhe tani akoma ka inercione të së vjetrës dhe kam frikë se nuk do të jetë imun edhe nga ndikimi I politikës aktuale. Në politikë si në fizikë, ka inercion. Ky njeri nuk mund të ndryshon menjëherë. Dmth politika e mëparshme akoma ka ndikimin e vet dhe ai është një nga rastet, ka edhe shumë raste të tjera që opinioni nuk I di”, tha Mersim Pollozhani, jurist.
Maqedonia si vend aspirante për në BE, do të duhet patjetër të angazhohet në reformimin e gjyqësorit. Rrethant e reja të krijuara sipas Pollozhanit japin fije shprese se Joveski detyrimisht do të zbatojë ligjet për të shëruar sëmundjen e shkaktuar në jurisprudencën e vendit.
“Unë besoj se ai në këto rrethana do të jetë I detyruar ta zbatojë ligjin dhe të paktën nuk do të jetë nën ndikimin e politikës, e kam fjalën as nga politikanë të mëparmë por as edhe nga këto të tashmit. ….Po ai tani filllon nga pika zero të themi dhe ka shansë që ta shërojë këtë pjesë të jurisprudencës nga e cila varet siguria e qytetarëve dhe zbatimi I ligjit dhe I së drejtës”, tha Pollozhani.
Joveski është figurë me një bekgraund të pasur në lëminë e jurisprudencës e sidomos në prokurorinë publike.  Gjatë vitit 2003 është zgjedhur zëvendës prokuror i vendit. Gjatë 2009-ës u avancua në kryeprokuror. Këtë funksion e ushtroi deri në vitin 2015-të, përderisa qeveriste Gruevski.
Baby Boo