Anëtarja e partisë së Erdogan emërohet rektore, studentët dalin në rrugë


Forcat e policisë turke janë përl*eshur ashpër me qindra studentë në Stamboll, të cilët kishin dalë në rrugë për të kundërshtuar vendimin e presidentit Erdogan për të emëruar rektore të universitetit të Bosforit një anëtare të partisë së tij.

Manifestimi përshkallëzoi në dhunë dhe forcat e policisë përdorën dhe pl*umbat prej gome ndaj studentëve. Shumë prej tyre u arre*stuan.
Studentët shprehen se me emërimin e Meliha Bulunit në krye të universitetit, Erdogan kërkon të marrë në kontroll institucionin e arsimit të lartë dhe të kufizojë të drejtat akademike. Ata kërkuan që universiteti të ketë mundësi të zgjedhë në mënyrë të pavarur drejtuesit e tij.

Baby Boo