Anëtari i LDK-së: Vjosa Osmani dinake, partia investoi shumë në të e ajo na u kthye kundër


Zëvendësministri i Kulturës, Engelbert Zefaj ishte i ftuar sot në emisionin Frontal me Arsim Lanin. Ai ka folur për deklaratat e tij rreth kryeparlamentares Vjosa Osmani për intervistat e dhënë ajo së fundmi në emisione televizive. Ai u shpreh i pakënaqur për kohën televizive që Vjosa Osmani u mori mysafirëve tjerë që ishin të ftuar në emision televiziv në po atë kohë.

Kritika pati ai edhe për qasjen që së fundmi Osmani po tregon karshi LDK-së. “Ne e shohim se Vjosa Osmani përnjëherë del njeriu më anti-LDK, kur deri sot e ka kërkuar mbështetjen tonë, ndërsa tani po na lufton. Ne nuk po e dimë se kur ka qenë ajo Vjosa e vërtetë”, ka thënë ai. Ai komentoi edhe deklaratën e Osmanit se LDK-së i ka mbetur vetëm logoja.

“LDK-ja e ka logon e vet dhe Vjosa është vetëm një individ. LDK-ja e ka elektoratin e saj dhe strukturat e saj, është e strukturuar dhe nuk mundet që asnjë individ të dal dhe të thotë që i menaxhon tërë ato struktura. Ndoshta nuk e ka pasur njëmend”, ka thënë më tutje Zefaj. Për Zefajn Osmani vetëm ka përfituar nga LDK-ja.

“Vjosa Osmani vetëm ka përfituar nga LDK-ja. Si një vajzë e re që kla qenë e ngarkuar qysh në kohën e Fatmir Sejdiut në pozita të rëndësishme. Pasi që ka shkuar ai ajo ka qenë një person shumë i rëndësishëm në LDK dhe është investuar shumë në të. Ajo ka qenë kandidate për kryeministre, pastaj kryeparlamentare”, ka thënë më tutje ai. Anëtari i LDK-së, duke folur për u.d e presidentes tha se në LDK është shumë normale që të kesh mendim ndryshe, por sipas tij nuk është normale që ta luftosh partinë.

“Të kesh një mendim ndryshe është shumë normale, por ajo ka vepruar kundër LDK-së. Në Kuvend ua ka mbyllur mikrofonin deputetëve të LDK-së, kur nuk ia ka dhënë fjalën kryeministrit, edhe kur e ka sulmuar kryetarin Vjosa Osmani duke u bashkangjitur atij kori për të sharë e ofenduar Isa Mustafën. Këtu është edhe ajo dinakëria e Vjosa Osmanit. Shihet në vendimet që i ka marrë, në lojërat që i ka bërë…”, ka deklaruar ai.

Baby Boo