Anëtari i bandës së Aldo Bares u arrestua në Greqi, Ahmed Kalaja e merr në mbrojtje: E njoh, vinte në xhami!


Imami i njohur Ahmed Kalaja merr në mbrojtje Edmond Begon, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, pasi kërkohej nga drejtësia italiane. Bego tensionoi edhe njëherë politikën në vend, pasi opozita e akuzon si pjesë të bandës së Aldo Bares, që sipas tyre ka lidhje me Taulant Ballën.

Ndërkaq, për Imamin nuk duhet ‘t’i fryhet më shumë zjarrit’. Sipas tij ai e ka lënë pas të shkuarën dhe e kujton Begon si një njeri të përkushtuar ndaj familjes. Imami shprehet po ashtu se 48 vjeçari frekuentonte shpesh xhaminë tek ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet dhe madje bënte edhe bamirësi.

“Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij”, shprehet Imami ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.

Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!

Baby Boo