Anëtarësimi në NATO, Zaev: Aleanca njohu angazhimin tonë në reforma; Shekerinska: kohë për sfida për të arritur standardet e NATO-s

Në pritje të ftesës për anëtarësim në NATO, Qeveria ka filluar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurimin e mjeteve që do t’i përmbushin të gjitha nevojat e një armate bashkëkohore.
Kryeministri Zaev paralajmëron vazhdimin e reformave në mbrojtje dhe thotë se angazhimi aktual u njoh nga Aleanca Veriatlantike.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e RM-së bashkërisht punuan intensivisht që ta kthejnë dinjitetin e profesionit tuaj, ndërsa vitin e kaluar u ballafaquam me gjendje dekurajuese pas ngecjes në reforma. Por, e pranuam sfidën dhe vetëm për një vit vendi ynë e arriti atë që askush nuk ka mundur ta parashikojë. Qasja jonë drejt zgjidhjeve këto ditë na solli lajme të mira dhe vendime pozitive. Njëra prej tyre është ftesa e paralajmëruar të jemi anëtarja e 30 e Aleancës”-theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Në solemnitetin e pranimit të 125 ushtarëve profesionistë në ARM, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u potencoi ushtarëve të rinj se  po e fillojnë karrierën e tyre në kohën e vërtetë, kur vendi edhe zyrtarisht pritet të jetë pjesë e NATO-s.
“Ju jeni grupi i parë prej gjithsej 375 ushtarëve të rinj profesionalë të cilët këtë vit duhet ta përforcojnë përbërjen e ARM-së. Dua të them se ju e filloni karrierën tuaj në kohën e vërtetë. Është kohë për sfida, modernizim dhe profesionalizim të armatës. Koha në të cilën Maqedonia do ta avancojë mbrojtjen dhe do t’i arrijë standardet e Aleancës”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Anëtarësimi në NATO, sipas Shekerinskës, do t’i sjellë vendit edhe përfitime ekonomike të cilat janë të lidhura ngushtë me ndjenjën që një vend i sigurt ua jep investuesve potencialë.
Shembull për këtë është Bullgaria fqinje e cila 5 vjet pas anëtarësimit, rriti për 25% bruto prodhimin vendor dhe shtoi investimet e huaja të drejtpërdrejta.
Restorant Lumare