Anëtarësimi në NATO, Dauti: Siguri dhe stabilitet ekonomik; Ramadani: Garanci për kapitalin investues të kompanive

Ministri i ngarkuar për investime të jashtme  Bardhyl Dauti për TVM2  theksoi se  stabiliteti politik ndikon dukshëm në  mirëqenien  e  popullates, dhe është indicator  kyç për thithjen e investimeve të huaja.
“Besoj që do të ketë ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pozitiv si në rritjen e performacës ekonomike të Maqedonisë, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve por edhe në rritjen e flukseve tregtare e investive në mes Maqedonisë dhe vendeve tjera që performojnë stabilitet politik si për shembull vendet e BE-së. Keni parasysh stabiliteti politik është indicator kyç për thithjen e investimeve të huaja direkte dhe kryesisht si rezultat i mosqasjes institucionale në të kaluarën nga ana e qeverisë së kaluar për zgjidhjen e emrit, ne kemi ngecje“,shprehet ministri pa resor i investimeve të huaja Bardhyl Dauti.
Edhe analisti Ismet Ramadani thekson se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO krahas ndikimit në stabilitet dhe siguri impakt të madh do të ketë edhe në zhvillimin ekonomik.
Maqedonia me vetë praninë  në këtë bllok do të ketë beneficione të ndryshme të cilat drejtëpërsëdrejti do të ndikojnë në standardin jetësor.
“Vetë  fakti se do të jemi anëtare e NATO-s, kompanitë, koorporatat e mëdha pra zakonisht në specifikacionet e tyre e kanë edhe sigurinë e kapitalit të tyre dhe në qoftë se ato orientoen për të investuar një pjesë të kapitalit të Maqedoni atëherë garancinë e parë që e kërkojnë është NATO-ja pra si organizatë politiko ushtarake”, shprehet analisti Ismet Ramadani.
Sipas autoriteteve të vendit Maqedonia si anëtare e 30 e aleancës do të kontribojë në konsolidimin e  demokracinë në rajon dhe do të shërbej si shembull i mrë në Ballkanin Perëndimor.
Anëtarësimi në NATO do të jetë një stimul plus për investitorët e huaj i cili u jep atyre siguri dhe stabilitet.
Restorant Lumare