Anestezologu zhvatës! Xhiron pacientet në lindje dhe ju kërkon para për të u’a dërguar xhirimin!


Gjatë javës në Pa Censurë janë denoncuar tre raste nga reparti gjinekologjik, ku nënat që kanë lindur me prerje cezariane, janë filmuar gjatë nxjerrjes së fëmijut në jetë, nga ana e anestezologut. I njëjti pas sjelljes në jetë të fimijut, video regjistrimin emocionues të lindjes u’a jep nënave të reja në kundërvlerë para nga 100 deri më 200 euro!

Ne arritëm që të kontaktojmë me anestezologët në fjalë, por ato e mohojnë kategorikisht, përfitimin e mjeteve financiare nga shpërndarja e videove, ku i njëjti xhirim pa miratimin e pacientes është i jashtëligjshëm!

Ky është një apel, duke ju bërë thirrje sa më shumë rasteve që të denoncojnë keqpërdorimet e këtilla, ngaqë vetëm në qoftë se kemi regjistrime konkrete, do të mund ta plasojmë edhe publikisht me emer dhe mbiemër, anestezologun zhvatës!

Për raste të këtilla na shkruani, kur do të vërtetohet e njëjta, Pa Censurë nuk do të hezitojë për ta bërë publike dhe për të kërkuar ndërhyrjen e ligjit!

Baby Boo