Andrikiene: Saktësisht ndiqni protokollet shëndetësore kombëtare në ditën e votimit


Apel për ndjekje rigoroze të protokolleve shëndetësore kombëtare dërgoi shefja e Misionit Special për Vlerësim të Zgjedhjeve të OSBE/ODUHR, Laima Andrikiene, një javë para ditës së votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Votimi fillon që të hënën, ashtu që kemi më pak se një javë deri në votim. Të hënën dhe të martën dhe pastaj dita e votimit është të mërkurën. Të gjithë që jetoni dhe punoni në vend saktësisht ndiqni protokollet shëndetësore kombëtare. Kjo është pjesë e jetëve tona tani dhe gjithsesi, e dini, i gjithë procesi zgjedhor, të gjitha palët janë të obliguara ta bëjnë të njëjtën, mendoj komisioni zgjedhor, pjesëmarrësit në këto zgjedhje dhe gjithashtu vëzhguesit”, theksoi ajo në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Ajo theksoi se për momentin nuk mund të thotë asgjë lidhur me zgjedhjet në vend dhe se pritet të shihet jehona e qytetarëve.
“Të shohim si do të jetë jehona në vendin tuaj. pres ta shoh jehonën në Kroaci, ata kanë pasur zgjedhje javën e kaluar dhe jehona ishte 46 për qind, më pak se paraprakisht, por kjo është një përqindje e mirë e qytetarëve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Në Serbi jehona ka qenë diçka mbi 50 për qind, në Poloni ishte e lartë, ata kamë pasur zgjedhje presidenciale. Ashtu që ta shohim si do të jetë jehona në Maqedoninë e Veriut. E dini nuk mund të them asgjë më shumë në këtë moment, por mund t’i uroj të gjitha të mirat vendit tuaj dhe njerëzve që jetojnë këtu”, thotë shefja e Misionit Special për Vlerësim të Zgjedhjeve të OBSE/ODIHR.

Thekson se në rrethana normale, formati i misionit do të ishte mision vëzhgues zgjedhor me qindra vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër, por për shkak të pandemisë me Kovid dhe gjendjes shëndetësore në bot, vendi dhe në rajonin e OSBE, ODIHR duhej të përshtatet në gjendjen e tanishme.
Andrikiene potencon se plotësisht në mandatin e tyre këtë herë është monitorim i hollësishëm mediatik për të gjithë periudhën e fushatës e cila gjithashtu do të jetë pjesë e vlerësimit të tyre të zgjedhjeve parlamentare.

Baby Boo