Andrej Zhernovski zëvendësministri i ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme


Ish-kryetari i komunës Qendër, Andrej Zernovski pritet të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zhërnovski ishte deputet për nëntë vite në tre mandate, deri në vitin 2013, kur u bë kryetar komune.

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ai u dorëhoq nga kandidimi për kryetar të komunës Qendër dhe kaloi nga LDP në LSDM, duke deklaruar se ai do të merrte një post të lartë në qeveri, gjë që po ndodh me riorganizimin aktual të qeverisë.

Baby Boo