Andi Bushati: Berisha dhe Meta gënjyen në mënyrë të paturpshme njerëzit e tyre!


Analisti Andi Bushati thotë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë i paracaktuar në tavolinë dhe se opozita ka dështuar t’ju thotë qytetarëve të vërtetën.

Sipas analistit, Berisha dhe Meta e kanë ditur se do të humbasin thellë dhe se sistemi i ngritur nga mazhoranca nuk mundet me votë, por janë kujtuar vonë të denoncojnë manipulimet, duke zgjedhur t’i mashtrojnë votuesit e tyre.

Mua më vijnë në mendje dy gjëra. Sali Berisha në ‘96 bëri masakër zgjedhore, i la socialistët me 10 deputetë, kur erdhën zgjedhjet nuk vodhi më, i fitoi pa problem. Sepse kur ti mbyll ingranazhet, s’ke nevojë të vjedhësh.

Rasti i dytë që më kujton është se kur erdhi PS në pushtet u bën disa zgjedhje të pjesshme në Peshkopi dhe u çuditëm si u rikthyen 5000 vota. Pas 6 muajsh dolën disa përgjime, që një makineri e tërë shtetërore kishte futur polici, para, banda dhe kriminelë për të blerë vota. Pse mos ta besoj se kjo nuk është realizuar sot në Kamzë?

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë gënjyer në mënyrë të paturpshme njerëzit e tyre duke bindur njerëzit se do të fitonin. Unë i thashë se do dilte më dobët edhe se Basha. Rezultatet shkruhen përpara në tavolinë e më pas gjithë sistemi, kur duhet KAS-i e bën KAS-i kur duhet Kolegji Zgjedhor e bën ai. Kjo nuk është çështje elektronike, por është çështje ke a s’ke vullnet për të vjedhur”,-tha Andi Bushati në Euronews Albania.

Baby Boo