Anashkalimi i shqiptarëve në konkurset në Maqedoni, 9 maqedonas, asnjë shqiptarë


Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi ka theksuar se rasti i Agjensionit për ushqim dhe veterinari është shembull diskriminues dhe se çështjen proporcionale e të punësuarve në administratën shtetërore edhe kjo qeveri nuk e respekton në asnjë mënyre.

“Në shumë institucione, drejtori dhe ministri, shqiptarët mund të jenë administratorë të thjeshtë por jo edhe udhëheqës sektorësh. Rasti i fundit, ndodhi në Agjensionin për ushqim dhe veterinari, ku në konkursin e shpallur më datë 28 Mars të vitit 2018, nga gjithsej 9 sektorësh, nuk u zgjodh asnjë shqiptar. Gjithashtu ky diskriminim u bë edhe në nivel të këshilltarëve shtetëror ku në mesin e 4 këshilltarëve nuk është zgjedhur asnjë shqiptar. Për të qenë tragjedia ende me e madhe ky institucion
ka 37 udhëheqësh njësish ku poashtu nuk ka asnjë shqiptar.”, thekson ASH.

Sipas reagimit, ky institucion i cili pothuajse në nivel udhëheqës është institucioni i pastër “etnik” dhe diskriminues për kuadrot shqiptar të cilët janë të shumtë dhe të përgatitur profesionalisht.

“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe publike nga Qeveria LSDM-BDI, për këtë gjest diskriminues, që nuk është aspak në përputhshmëri me të drejtën e përfaqësimit proporcional që buroi nga Marrëveshja e Ohrit. I bëjmë apel edhe Avokatit të Popullit, ti përdorë kompetencat ligjore dhe të reagojë për këtë akt diskriminues që shkel të drejtat e punëtorëve, për avancim dhe sistematizim që i parasheh Ligji për marrëdhënie të punë në RM.”, reagon ASH. (INA)

Baby Boo